Mësohet se Interi ka rritur interesimin përmesfushorin sulmues të Independientes dhe Kombëtares së Argjentinës, Maximiliano Mezan.
Sipas Sport Mediaset, bisedimet kanë rifilluar mes Interit dhe përfaqësuesve të Mezas.
Kjo pasi gjasat për një marrëveshje me Luka Modricin dhe Real Madridin po zvogëlohet dita e ditës.
Megjithatë i njëjti medium shkuan se 26-vjeçari nuk është prioriteti kryesor i Interit.
Kjo pasi Nerazzurrët mund ta synojnë edhe mesfushorin e Zenit St Petersburg, Leandro Paredes, i cili e njeh shumë mirë Serie A.
Meza bëri emër kur u gjend në listë e Argjentinës për Kampionatin Botëror, ku zhvilloi edhe disa ndeshje.
Interi nga Argjentina këtë verë e ka kompletuar transferimin e Lautaro Martinezit, i cili ka shkëlqyer në ndeshjet parasezonale. /Telegrafi/