Interi është i interesuar për futbollistin e Bordeaux, Malcom, që kushton 50 milionë euro.
Braziliani që nuk ka arritur të përfshihet në skuadrën prej 23 lojtarëve të Brazilit, ka pasur një sezon të mirë në Ligue 1.
Ai ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë tetë asistime, për ta ndihmuar Bordeauxin që ta mbyll në vendin e tetë.
Forma e tij thuhet se ka tërhequr interesimin e klubit anglez Chelsea, por sipas Gianluca Di Marzios, edhe Nerazzurët janë në ndjekje të lojtarit.
Sipas ekspertit të transferimeve, bisedimet janë duke u zhvilluar në Milano mes përfaqësuesve të Malcomit dhe presidentit të Bordeaux, Stephane Martin, lidhur me një marrëveshje të mundshme me Interin.
Klubi është i interesuar që të rrit mundësitë sulmuese të skuadrës.
Interi kthehet këtë sezon në Ligën e Kampionëve, ndërsa gjithashtu janë të lidhur ngushtë me Federico Chiesan e Fiorentinës. /Telegrafi/