Telegrafi

Interi pas Correas

Ende nuk është vendosur trajneri i ri, por Interi po synon të bëjë përforcimet e duhura për edicionin e ri.

Drejtori i ri sportiv, Walter Sabatini i ka vënë syrin sulmuesit të talentuar argjentinas, Angel Correa.

Reprezentuesi argjentinas, nuk ka qenë titullar fiks tek Atletico Madrid dhe këtë gjë synon ta shfrytëzojë Interi për ta transferuar.

22-vjeçari për aq minuta sa kishte në dispozicion ka shënuar tetë gola në të gjitha garat dhe ka dhuruar 11 asistime.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Sabatini ka pasur një takim me agjentin e lojtarit për një transferim të mundshëm në ‘San Siro’.

Gjithsesi në rast transferimit të Correa në Inter, atëherë ‘Neroazzurrët’ duhet të paguajnë rreth 25 milionë euro tek Atletico Madrid. /Telegrafi/