Manchester United është duke refuzuar që të rrisë ofertën për Ivan Perisicin.
Djajtë e Kuq duan që të transferojnë kroatin këtë verë, por nuk kanë pranuar që të paguajnë 50 milionë euro që i kërkon Interi.
Sipas Calciomercatos, klubi anglez është në dijeni për nevojën e klubit Nerazzur për t’i arritur synimet për Fair Play Financiar, kështu që po refuson që të rrisë ofertën në mbi 30 milionë euro.
Sidoqoftë, Interi nuk do ta mbajë Perisicin pa dëshirën e tij, kështu që ata po refuzojnë që ta shesin lirë.
Nerazzurët kanë vënë çmimin prej 50 milionë eurosh për të, kështu që United duhet që ta përmbushë atë ose të heqë dorë.
Opsioni më i mundur për momentin është që United të heqë dorë nga lojtari. /Telegrafi/