Telegrafi

Interi paguan 40 milionë euro për Bernardeschin?

FLORENCE, ITALY - MARCH 12: Federico Bernardeschi of ACF Fiorentina reacts during the Serie A match between ACF Fiorentina and Cagliari Calcio at Stadio Artemio Franchi on March 12, 2017 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Në ditët e fundit është folur për një kalim të Federico Bernardeschit nga Fiorentina te Interi.

Sipas asaj që shkruan La Nazione, bisedimet mes dy skuadrave janë në nivel të mirë dhe mund të ketë së shpejti një marrëveshje.

Anësori i Nerazzurrëve, Ivan Perisic, është i lidhur me një kalim te Manchester United dhe Bernardeschi shihet si zëvendësim.

Flitet se Interi do të paguajë rreth 40 milionë euro, shumë për të cilën Fiorentina do të ishte e gatshme ta lëshoj lojtarin.

Bernardeschi ka refuzuar të flas në lidhje me zhvillohet e fundit duke thënë se është i fokusuar te klubi. /Telegrafi/