Site icon Telegrafi

Interi i pafat – Provon gjithçka, por nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Torinos (Video)

MILAN, ITALY - NOVEMBER 05: Roberto Gagliardini of FC Internazionale Milano (L) jumps for the ball with Lorenzo De Silvestri of Torino FC during the Serie A match between FC Internazionale and Torino FC at Stadio Giuseppe Meazza on November 5, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images )

Interi ka barazuar në shtëpi ndaj Torinos me rezultat 1-1, në një ndeshje ku iu mungoi në maksimum fati për të gjetur fitoren e radhës.

Skuadra e Luciano Spallettit nuk ka mundur të shkoj më shumë së një barazim në shtëpi ndaj Torinos, dhe kështu ka ndërprerë serinë e fitoreve radhazi në kampionat.

Pjesa e parë e takimit i takoi në përgjithësi vendasve, të cilët rrezikuan disa herë për të gjetur golin e barazimit, por pa pasur sukses.

Rasti më i mirë në 45 minutat e parë ishte mesfushorit Roberto Galgiardini (22’), i cili goditi shtyllën dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Gagliardini ishte i pafat duke goditur shtyllën (Getty Images )

Në pjesën e dytë, ndeshja ishte më intensive dhe dy skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët e Torinos, të cilët në minutën e 60-të gjetën golin e epërsisë 0-1 me anë të Iago Falques, i cili shënoi një supergol nga distanca.

Futbollistët e Torinos duke festuar golin e Falque (Getty Images )

Pas kësaj, Nerazzurrët u hodhën në sulm me të gjitha forcat, por goli i barazimit u vonua deri në minutën e 79-të kur italiani Eder shënoi nga afërsia për 1-1 pas asistimit të Mauro Icardit.

Festa tek goli i barazimit

Pas barazimit, Interi pati raste tjera të mira për të gjetur golin e fitores, por goditja e Matias Vecinos (90’) përfundoi vetëm në transversale dhe kështu ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

Me këtë barazim, Interi e sheh veten prapë në vendin e dytë me 29 pikë të tubuara, ndërsa Torino renditet në vendin e nëntë me 16 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, zikaltrit luajnë prapë në shtëpi ndaj Atalantas, ndërsa Torino e pret në shtëpi Chievon. /Telegrafi/  

Exit mobile version