Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, pritet të mungojë në ndeshjen kundër Romës.
Argjentinasi do t’i nënshtrohet një ekzaminimi me rezonancë magnetike gjatë të hënës, megjithatë është thuajse e sigurt se kapiteni do të mungojë ndaj Giallorossëve.
23-vjeçari ka probleme me gjurin e djathtë. Ai ka shkruar në Twitter se nuk është asgjë serioze, megjithatë pas skanimit me MRI do të caktohet kohëzgjatja e mungesës së tij.
La Gazzetta dello Sport raporton se gjasat e tij për të luajtur ndaj Romës janë minimale.
Në dyshim është edhe Stevan Jovetic, i cili është stërvitur ndaras nga pjesa e tjetër e skuadrës, megjithatë slloveni mund të përfshihet në bankën rezervë. /Telegrafi/