Telegrafi

Interi i ofron rinovimin e kontratës Icardit

Mauro Icardi pritet të humbasë edhe udhëtimin e së dielës te Fiorentina, por ndërkohë është raportuar se Interi i ka ofruar atij një kontratë të re me vlerë 6.5 milionë euro në vit.

Sulmuesit iu largua shiriti i kapitenit të mërkurën e kaluar dhe menjëherë ndjeu një goditje në gjurin e tij, duke shkaktuar trajtim dhe teste që nuk treguan dëmtim.

Megjithatë, ai mbetet jashtë skuadrës dhe nuk pritet të marrë pjesë në udhëtimin e së dielës në Serie A në Fiorentinë.

Lexo po ashtu Marotta: Së shpejti njoftim zyrtar për Godinin, Icardin po e presim, por askush nuk është mbi klubin

Drejtori Beppe Marotta në mënyrë të përsëritur deklaroi se vendimi nuk kishte asgjë të bëjë me kontratën dhe së fundmi i kanë ofruar rinovim lojtarit.

Situata e Icardit ka shkundur Interin (Getty Images)

Sipas mediumit Corriere dello Sport, një propozim i ri është bërë nga Interi për një marrëveshje katërvjeçare me vlerë 6.5 milionë euro për sezon plus bonuse të lidhura me paraqitjen.

Kjo është nën kërkesat e lojtarit, pasi Icardi donte një pagë prej 7.5 milionë euro plus bonuse që do të sillte deri në rreth 10 milionë euro në vit.

Lexo po ashtu Inter me ofertë të re drejt Icardit

Negociatat vazhdojnë, por nëse çështja e kapitenit dhe vendi i tij brenda skuadrës nuk mund të zgjidhet, atëherë një largim gjatë verës ka shumë të ngjarë.

Icardi aktualisht fiton 4.5 milionë euro në vit, pak më shumë se gjysma e pagës së rinovuar nga Paulo Dybala në Juventus. /Telegrafi/