Duket se Marcelo Brozovic ka bindur Interit për të rinovuar kontratën pas paraqitjeve të mira në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.
25-vjeçari ishte një nga më të mirët në rrugëtimin e kroatëve drejt finales, ku në fund humbën me rezultat 4-2 nga Franca.
Kontrata e tij aktuale përfundon në vitin 2021, por sipas TuttoMercatoWeb tani zikaltrit dëshirojnë ta vazhdojnë.
Rroga e Brozovicit e cila aktualisht është 2.5 milionë euro do të rritet, kurse klauzola prej 50 milionë euro do të hiqet ose do të rritet më shumë.
Paraqitjet e mira në Botëror kanë tërhequr shumë skuadra drejt kroatit dhe në rast të largimit të tij, Interi dëshiron të arkëtojë sa më shumë që është e mundur.
Zikaltrit e kanë transferuar Brozovicin në vitin 2014 nga Dinamo e Zagrebit.
Në 112 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 17 gola për skuadrën nga Milano. /Telegrafi/