Site icon Telegrafi

Interi ofron 60 milionë euro për Nainggolanin

Mediat italiane raportojnë se Interi ka ofruar 60 milionë euro plus bonuse për mesfushorin e Romës, Radja Nainggolan, ndërsa belgut pagë prej afër 7.5 milionë euro në vit.

Nerazzurët kanë kohë që po ndjekin Nainggolanin, por edhe më shumë që kur ata punësuan ish-trajnerin e Giallorossëve, Luciano Spalletti.

Roma deri tani kanë qenë të bindur se reprezentuesi i Belgjikës nuk është në shitje.

Lexo po ashtu Unitedi provon përsëri për Nainggolan, i ofron super-pagë  

Sipas Telelombardia, Interi ka ofruar 60 milionë euro plus bonuse të lidhura në varësi të performancës, ndërsa lojtari do të marrë një kontratë prej 5.5 milionë eurove me një bonos prej dy milionësh.

Mediaset Premium, nga ana tjetër, e sheh pagën e belgut si 4.5 milion në vit plus bonuse.

Megjithatë, thuhet se Roma nuk e lëshon Nainggolanin për më pak se 70 milionë euro, por ky propozim i Interit është më i afërt me shumën sesa i Chelseat, Manchester Unitedit ose Arsenalit kanë në të kaluarën. /Telegrafi/

Exit mobile version