Site icon Telegrafi

 Interi ofron 23 milionë euro për Angel Correan

Sipas mediave spanjolle, Interi ka ofruar 23 milionë euro për sulmuesin e Atletico Madridit, Angel Correa, por ata përballen me konkurrencën e Real Sociedadit.

22-vjeçari luan kryesisht në krahun e djathtë të sulmit, por gjithashtu mund të bëjë punë edhe në krahun e majtë ose si sulmues i dytë.

Lexo po ashtu Interi pas Correas

Këto shkathtësi do ta bënin atë një pasuri të çmuar në taktikat e reja të trajnerit të ri italian Luciano Spalletti.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Nerazzurrët kanë bërë një propozim me vlerë prej 23 milionë euro për Correan.

Atletico Madridit i është ndaluar të transferojë deri në janar si ndëshkim për parregullsitë e kaluara, kështu që klubi është në mëdyshje për të shitur shumë lojtarë në rast se nuk gjejnë zëvendësime.

Lexo po ashtu Interi ofron 35 mln euro plus një prej dy lojtarëve për Bernardeschin

Është raportuar se ata do të lejojnë vetëm njërin nga Correa dhe Vietto të largohen këtë verë.

Interi përballet me konkurrencë për argjentinasin, Correa, pasi Real Sociedad dëshiron ta marrë atë në huazim, duke siguruar që Atletico ta ketë atë në sezonin e ardhshëm.

Në këtë sezon, Correa kontribuoi me tetë gola dhe 11 asistime në 47 ndeshje konkurruese për Los Colchoneros. /Telegrafi/

Exit mobile version