Site icon Telegrafi

Interi me ofertë të çmendur për Berardin

Skuadra italiane është gati të ‘thyej’ bankën për sulmuesin italian, Domenico Berardi.

Domenico Berardi është futbollisti që i pëlqen më së shumti Interit gjatë këtij afati kalimtar dhe këtë e konfirmon edhe agjenti i tij. “E vërtetë, Interi është rikthyer dhe duket shumë i vendosur. Tani Domenico është në pushime, por pas kthimit të tij do ta shqyrtojmë situatën”, deklaroi Simone Seghedoni.

25 milionë në dorë për kartonin dhe 2,5 rrogë vjetore për lojtarit për 5 sezone, ku duke llogaritur edhe taksat në Itali është një operacion që kap shifrën e 50 milionë eurove në total.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Sipas Gazzetta dello Sport, lojtari është shumë i interesuar që të luajë si titullar me fanellën zikaltër, pasi te Juventusi e shihte vetën si një rezervistë.

Presidenti i Sassuolos tashmë e ka bërë të ditur që dëshiron ta mbajë sulmuesin, por oferta e Ausilios tashmë e ka barazuar atë të Juventusit, duke lëkundur edhe presidentin Squinzi. /Telegrafi/

Exit mobile version