Telegrafi

Interi ofertë për transferimin e Berardit

Interi ka mbetur mbrapa nga skuadrat tjera të mëdha italiane sa i përket përforcimeve.

Por ‘Neroazzurrët’ pritet të sjellin emra të mëdhenj për ta përforcuar skuadrën.

‘Calciomercato’ ka shkruar se Inter ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Sassuolos për Domenico Berardin.

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti e vlerëson shumë futbollistin italian dhe kërkon ta ketë në skuadër.

25 milionë euro është oferta e parë e Interit për Berardin por duket se kjo ofertë nuk e ka kënaqur Sassuolon.

Gjelbër e zinjtë kërkojnë së paku 35 milionë për ta lënë të lirë yllin e tyre. /Telegrafi/