Skuadra italiane Inter duket mjaftë aktive në tregun e transferimeve.
Pasi kanë siguruar plasmanin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri, Interi po synon ta përforcojë edhe më shumë ekipin.
Lautaro Martinez, Stevan De Vrij dhe Asamoah janë përforcimet e para të zi kaltërve.
Por me kaq Neroazzurrët nuk e kanë ndërmend të ndalen pasi synojnë të përforcohen edhe më shumë.
Mbrojtësi holandez, Daley Blind është objektivi tjetër i Interit për ta përforcuar repartin defensivë.
Loja e Blind i pëlqen Spallettit i cili po kërkon transferimin e tij në Giuzeppe Meazza.
28-vjeçari ka humbur vendin e titullarit te Manchester United dhe ka kërkuar largimin nga Old Traford.
Kontrata e Blind me Unitedin skadon në qershor të vitit 2019, ndërsa Inter mund ta transferojë atë për një shumë rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/