Interi ka shënuar fitore si mysafir ndaj Atalantas me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A.
Deri në fundin e pjesës së parë skuadrat ishin të qetë, por Interi fitoi penallti në minutën e 39-të pasi Juan musso pengoi Mateo Darmianin në zonë.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Hakan Calhanoglu që shënoi për 1-0.
https://twitter.com/TransferSector/status/1720859099607273846
Zikaktërit e nisën më mirë edhe pjesën e dytë, duke radhitur rastet.
Zhvillohej minuta e 58-të, kur Henrikh Mkhitaryan asistoi te Lautaro Martinez që shënoi për 2-0.
https://twitter.com/TransferSector/status/1720869159372828702
Por vetëm pas tre minutash u hap sërish ndeshja, kur Ademola Lookman asistoi te Gianluca Scamacca që shënoi për 2-1.
https://twitter.com/TransferSector/status/1720870169755398305
Atalanta kishte dy raste shumë të mira për të barazuar, por nuk ia arriti.
Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Interi mori fitoren e nëntë sezonale dhe me 28 pikë është lider i Serie A. Atalanta mbetet në renditje e pesta me 19 pikë. /Telegrafi/