Site icon Telegrafi

Interi nuk ndalet, fiton me lehtësi në udhëtim te Lazio

Inter - Lazio (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Interi ka fituar në udhëtim te Lazio me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Serie A.

Nerazzurrët kanë vazhduar formën e lartë në kampionatin italian duke arritur edhe fitoren e gjashtë radhazi, ku kësaj radhe viktimë ishte Lazio.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi Interit, të cilët përveç dominimit në lojë dhe raste, arritën t’i shënojnë edhe dy gola.

Icardi dhe Brozovic vulosën fitoren e Interit (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 28-të me anë të Mauro Icardit, i cili shënoi nga afërsia për epërsinë 0-1.

Në minutën e 41-të Interi gjeti edhe një herë golin me anë të Marcelo Brozovic që shënoi një supergol nga distanca për 0-2.

Brozovic shënoi gol të bukur nga distanca (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë sa i përket rasteve dhe menaxhimit, por ishin përsëri vetëm mysafirët që tundën rrjetën.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 70-të dhe ishte përsëri Icardi që shënoi, kësaj radhe nga asistimi i Borja Valeros dhe vulosi fitoren me rezultat 3-0.

Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e dytë me 22 pikë, ndërsa Lazio renditet e katërta me 18 pikë të mbledhura.

Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët luajnë në shtëpi ndaj Genoas, ndërsa kryeqytetasit e presin SPAL-in. /Telegrafi/

https://twitter.com/MHaywxrd/status/1057000613341470720

https://twitter.com/UTF_Sport/status/1057004869175988224

https://twitter.com/INTER9MILAN/status/1057018947780767744

 

 

Exit mobile version