Drejtori i Sassuolos, Giovanni Carcevali, ka këmbëngulur se ende nuk ka ekzistuar ndonjë kontakt konkret me Interin për Domenico Berardin.
Sulmuesi e ka hedhur poshtë mundësinë që të kalojë te Juventusi verën e kaluar dhe është raportuar se ai ka marrëveshje verbale me Nerazzurët.
“Është mirë që klubet e mëdha kërkojnë lojtarët tanë. Kjo do të thotë se stafi jonë ka përzgjedhur lojtarë kualitativë”.
“Interi po çmendet për të? Nëse është kështu atëherë mirë sepse ai është kampion. Nëse vërtet Interi bën ofertë për të në kohën e duhur atëherë mirë, por deri tash nuk ka ndodhur kjo”.
“Nuk ka kontratë të re për Berardin për momentin. Çmimi i tij? Kur të vijë koha dhe ekziston vullneti për të bërë një transfer, atëherë ne do ta bëjmë vlerësimin e duhur”, u shpreh drejtori Carnevali. /Telegrafi/