Interi ka arritur të marr një fitore të madhe në udhëtim te Cagliari me rezultat 3-1, fitore kjo shumë e rëndësishme pasi i ka bërë lider të kampionatit italian, Serie A, pas 14 ndeshjeve të zhvilluara.
Pjesa e parë e takimit ishte pothuajse e barabartë me një Cagliari që jo rrallë herë sulmonte, por goli i vetëm në këtë pjesë u shënua nga Nerazzurrët.
Ishte kapiteni i skuadrës, Mauro Icardi, i cili shënoi në minutën e 29-të për 1-0 pas asistimit të Ivan Perisicit dhe me epërsi minimale dërgoi skuadrën e tij në pushim.
Në pjesën e dytë, Interi ishte diçka më e mirë duke arritur të shënoj dy gola tjerë, por që edhe vendasit shënuan një gol duke ngushtuar epërsinë.
Luhej minuta e 55-të e ndeshje kur mesfushori kroat, Marcelo Brozovic, i cili shënoi për 2-0 në prekjen e parë të topit pas asistimit të Antonio Candrevas.
Megjithatë, vendasit arritën të kthehen në lojë me anë të sulmuesit Leonardo Pavoletti, i cili shënoi në minutën e 71-të për 2-1 pas asistimit të Paolo Farago.
Deri në fund të takimit, Nerazzurrët arritën të shënojnë edhe një gol me anë të kapitenit Icardi, i cili shënoi golin e dytë personal dhe vulosi fitoren 3-1 të Interit në udhëtim te Cagliari.
Pas kësaj fitore, Interi merr primatin e kampionatin italian për herë të parë në këtë sezon, duke udhëhequr me 36 pikë dhe me kapitenin Icardi që bëhet golashënuesi kryesor me 15 gola dhe Cagliari renditet në pozitën e 13 me 15 pikë të mbledhura.
Në ndeshjen e ardhshme, Nerazzurrët e presin Chievon në shtëpi, ndërsa Cagliari udhëton te Bologna. /Telegrafi/
https://twitter.com/JuFC1897/status/934533430137774081