Skuadra italiane nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e sulmuesit të zhdërvjellët.
Edhe pse nuk tregoi shumë me fanellën e Interit, që nga transferimi i tij nga Sampdoria, Eder, pritet të jetë pjesë e Interit edhe për sezonin e ri.
Është eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio që ka folur për të ardhmen e sulmuesit italian nga studiot e Sky Sport24.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
“Lojtari në fakt ishte një kërkesë e fuqishme e trajnerit Roberto Mancini gjatë merkatos se Janarit”, deklaroi Di Marzio.
“Definitivisht nuk ka treguar shumë tek Interi,por Kampionati Evropian ka hedhur drite mbi aftësitë e tij dhe vetë lojtari është i gatshëm te rifilloi me fanellën zikalter”, përfundoi agjenti italian. /Telegrafi/