Interi nuk është dorëzuar për Arturo Vidalin, por Bayern Munich nuk dëshiron tas shes.
Nerazzurrët janë duke kërkuar ta mbyllin marrëveshjen me Joao Cancelon, i cili do të futet në operacion me Geoffrey Kondogbian.
Eliaquim Mangala po ashtu është një lojtar që pëlqehet nga Interi dhe shihet si zëvendësues i Jeison Murillos.
Sipas Gazzetta dello Sport, Interi është duke besuar ende në transferimin e Arturo Vidalit.
Ish-mesfushori i Juventusit, ka qenë i lidhur me Interin gjatë gjithë verës, por Bayerni insiston se ai nuk është në shitje.
Për lojtari në garë në kohën e fundit është futur edhe Milani. /Telegrafi/