Bayern Munich edhe pse ka thënë se Arturo Vidal nuk është në shitje, vazhdon të përballet me ofertat e njëpasnjëshme të Interit.
Nerazzurrët kishin kërkuar lojtarin, por drejtori i përgjithshëm i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, kishte thënë se 100 për qind qëndron.
Gazzetta dello Sport shkruan se Interi ka bërë ofertë të re për kilianin.
Interi ofron 50 milionë euro për lojtarin, ndërsa paga e tij do të jetë 7.5 milionë euro.
Alternativat e Vidalit janë Arda Turan i Barcelonës dhe Henrikh Mkhitaryan i Manchester United. /Telegrafi/