Site icon Telegrafi

Interi do njoftojë shumë shpejtë ‘blindimin’ e Brozovicit

Marcelo Brozovic do të rinovojë kontratën me Interin pasi është arritur marrëveshje për detajet dhe së shpejti pritet një njoftim zyrtar.

Mesfushori kroat 29-vjeçar ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e trajnerit Simone Inzaghi këtë sezon.

Megjithatë, kishte frikë se Brozovic do të largohej nga klubi si lojtar i lirë në verë pas skadimit të kontratës, por tani ato janë shmangur pas një suksesi në raundin e negociatave.

Lexo po ashtu Interi cakton takim për rinovimin e Brozovic, pas tij në radhë janë Perisic e Handanovic

Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, Brozovic ka pranuar të rinovojë kontratën me Interin deri në vitin 2026, kur ai do të jetë 34 vjeç.

Kjo është një shenjë e besimit dhe vlerësimit të zikaltërve te lojtari, diçka që mund të shihet edhe me pagën e tij të re.

Ylli kroat do të fitojë gjashtë milionë euro neto në sezon, me bonuse të bashkangjitura që mund të shohin që kjo shifër të rritet shkoj në shtatë milionë euro.

 

Pritet që gjithçka të zyrtarizohet plotësisht gjatë një ose dy javëve të ardhshme, që do të thotë se pritet një njoftim pas Derby della Madonnina kundër Milanit.

Marrëveshja thuhet se është arritur rreth 10 ditë më parë, gjë që ka lejuar klubin të punojë me qetësi në këtë afat kalimtar të janarit. /Telegrafi/

Exit mobile version