Telegrafi

Interi ngacmon Milanin me një video për ‘Super Bowl’

(Foto: Screenshot/Twitter/Inter)

Të dielën mbrëma është mbajtur evenimenti i madh i futbollit amerikan ‘Super Bowl’, ndërsa shumëkush e ka përdorur për arsye të ndryshme.

Klubi i Interit ka zgjedhur ta ngacmojë rivalin e qytetit, Milan, përmes një videoje që uronte dy skuadrat pjesëmarrëse në finalen e asaj ngjarjeje.

Në fakt, videoja shfaqte momentin e golit të Christian Eriksen nga gjuajtja e lirë në Derby della Madonnina në kuadër të Kupës së Italisë.

Futbollistët shfaqen të modifikuar si lojtarët e futbollit amerikan, ndërsa në përshkrim Interi i ka uruar Kansas City Chiefs dhe Tampa Bay Buccaneers në duelin e tyre.

Lexo po ashtu Tom Brady fiton ‘Super Bowl’ për të shtatën herë dhe të parin me Tampa Bay

Milani dhe Interi janë konkurrentë të drejtpërdrejtë për titullin e Serie A këtë sezon. Rossonerët janë liderë në tabelë me dy pikë më shumë se Nerazzurrët.

Ndryshe, ishin lojtarët e Tampa Bay që e fituan titullin e dytë të dielën duke triumfuar ndaj kampionit në fuqi, Kansas City, me rezultat 31-9 në Raymond James Stadium. /Telegrafi/