Interi pritet të futet në garë për sulmuesin e Napolit, Arkadiusz Milik.
Kontrata e polakut me klubin napolitan do të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm, dhe sipas raportimeve bisedimet për një rinovim nuk janë në rrugën e duhur.
Milik pëlqehet nga drejtori aktual sportiv i Interit, Piero Ausilio, i cili u përpoq të nënshkruajë me sulmuesin në verën e vitit 2016.
Sidoqoftë, në atë kohë Nerazzurrët kishin probleme me FFP dhe Milik kaloi në Napoli, i cili u soll si zëvendësim për Gonzalo Higuainin, që ishte transferuar në Juventus.
FCInterNews.It shkruan që Interi tani mund të lëvizë për Milik, pasi besohet se klubi nuk do ta mbajë Alexis Sanchezin.
Interi shpreson që të nënshkruajë me lojtarin për një çmim më të vogël [pasi do të ketë vetëm edhe një vit në kontratë.
Milik ka shënuar 46 gola në 109 ndeshje për Napolin. /Telegrafi/