Interi thuhet se është afër të fitojë garën për transferimin e Marash Kumbullës nga Hellas Verona.
Napoli deri më tani ishte favorit për t’i marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar, mirëpo Nerazzurët tani janë në ‘pole position’.
Sipas asaj që raporton Sky Italia, Interi është duke e mbyllur transferimin e Kumbullës, pasi pëlqehet shumë nga Antonio Conte.
Për më shumë, bëhet e ditur se mbrojtësi shqiptar e ka refuzuar kalimin te napolitanët, derisa aty në janar ka kaluar Amir Rrahmani, por që është në huazim deri në fund të këtij edicioni te Verona.
Interi thuhet se do të paguajë 25 milionë euro për transferimin e Kumbullës nga rivali i Serie A-s. /Telegrafi/