Site icon Telegrafi

Interi në kërkim të trajnerit të ri, në krye të listës kroati Ivan Juric që rivalizon Jose Mourinhon

Interi nuk po duket shumë më mirë këtë sezon nën drejtimin e Simone Inzaghit, ndaj me arsye po përmendet gjithnjë e më shumë në Itali mundësia e shkarkimit të tij.

Interi është aktualisht skuadra e katërt në Serie A dhe prej kohësh ka humbur të gjitha shanset kur bëhet fjalë për të luftuar për Scudetton.

Megjithatë, Nerazzurrët janë ende në lojë për dy trofe, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë, dhe Inzaghi përballet me një sfidë më shumë se kërkuese.

Lexo po ashtu Pesë sulmues që Interi mund t’i sjellë si partner i Lautaros në sezonin e ardhshëm

Kandidatët e mundshëm për zëvendësimin e tij tashmë po shfaqen në media dhe sipas La Repubblica, një prej tyre është edhe trajneri kroat Ivan Juric.

Juric dikur ka punuar në Inter si ndihmës i Gianperio Gasperinit, ndërsa si trajner kryesor ka drejtuar Mantovan, Crotonen, Genoan, Veronan dhe Torinon.

Përveç Juricit, për postin e trajnerit të Interit në garë janë edhe Thiago Motta (Bologna), Jose Mourinho (Roma) dhe Roberto De Zerbi (Brighton). /Telegrafi/

Exit mobile version