Interi e ka nisur furishëm edicionin e ri në Serie A me një fitore 4-0 ndaj Lecces.
Neroazzurët kanë bërë disa blerje të mëdha si Romelu Lukaku, Nicolo Barella, Diego Godin, Lazzaro, Sensi apo së fundmi Alexis Sanchez.
Në anën tjetër Inter dështoi ta transferonte sulmuesin boshnjak Edin Dzeko që shihej si një zëvendësues i belgut Lukaku.
Por tani skuadra e Antonio Contes ka gjetur sulmuesin ideal që do të jetë rezervë e Lukakus.
Sky Sport Italia ka raportuar se Inter ka filluar bisedimet me sulmuesin e SPAL-it, Andrea Petagna.
24-vjeçari ka shkëlqyer edicionin e kaluar duke shënuar 16 gola në Serie A, ndërsa edhe sezonin e ri e nisi duke shënuar ndaj Atalantës.
Inter po kërkon huazimin e tij për pesë milionë euro me të drejtë blerje në fund të sezonit për 15 milionë të tjera. /Telegrafi/