Interi është vënë në kërkim të një mesfushori për ta përforcuar skuadrën.
I pari në listë është mesfushori i Jiangsu Suning, Ramires, i cili mund të bashkohet që në janar.
Të dy klubet janë në pronësi të Suning Group, që nuk do të sillte problem për blerjen e lojtarit.
I dyti në listë është Arturo Vidal, i cili pranon të kalojë te Intreri, por që klubi bavarez nuk e shet në janar.
Nerazzurrët e duan prej kohës mesfushorin dhe largimi i Carlo Ancelottit mund ta largojë edhe atë.
Sipas medieve italiane lojtari kërkon të kthehet në Itali, me Interin të vetmin klub që e do.
Nëse Ramires dhe Vidal dështojnë, atëherë në listë janë edhe Godfred Donsah, Yves Bissouma dhe Thomas Partey. /Telegrafi/