Telegrafi

Interi në janar do të transferojë Gervinhon

Interi është duke biseduar me Parmën për transferimin e sulmuesit Gervinho.

Dy skuadrat e mëdha italiane ishin në bisedime për lojtarin edhe në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Por marrëveshja mes palëve nuk është arritur për shkak të kohës së paktë që kishin në dispozicion.

Megjithatë mediat italiane kanë raportuar se transferimi i Gervinhos te Interi do të finalizohet në janar.

Neroazzurët janë gati të shkëmbejnë lojtarin me sulmuesin e tyre të ri Andrea Pinamonti i cili ishte i huazuar te Genoa edicionin e kaluar.

Marrëveshja mes dy klubeve është shumë afër të arrihet, pasi mbeten vetëm edhe disa detaje sa i përket sulmuesit italian Pinamonti ku Interi ka kërkuar një klauzolë ku mund ta riblejë atë në të ardhmen.

Ndërkohë sa i përket Gervinhos, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë i ka kthyer përgjigje pozitive Interit për t’iu bashkuar në janar.

33-vjeçari pritet që me kalimin te Interi të nënshkruajë kontratë për një vit e gjysmë. /Telegrafi/