Telegrafi

Interi në garë për Alexis Sanchezin

Interi shpreson që ta transferojë yllin e madh të Arsenalit, Alexis Sanchez.

Nerazzurët besojnë se mund të nisin fuqishëm periudhën e shpenzimeve në verë me sulmuesin kilian.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth transferimeve

Manchester City mbetet favorit për të transferuar kilianin, por Interi beson se mund të joshë atë larg Premier ligës.

Interi pritet të jetë një nga skuadrat që do të shpenzojë më së shumti deri në fund të afatit kalimtar. /Telegrafi/