Interi duket se nuk do ta ketë edhe aq të lehtë që të nënshkruajë me Edinson Cavani.
Këtë e shpjegon Gazzetta Dello Sport, duek treguar se si Nerazzurrët kanë hasur në dy pengesa për të arritur te uruguaiani.
E para është që klubi nga San Siro, duhet ta bind Cavanin që të largohet nga Parisi, kur e ka edhe një vit kontratë me klubin.
Një tjetër problem është që klubi duhet bëjë një sakrificë për pagën e tij.
Përkundër asaj që duhet të paguajë për lojtarin. Cavani aktualisht fiton 10 milionë euro, me bonuse paga e tij shkon 12 milionë.
Është dukshëm më e madhe se sa që pretendon Interi të paguajë. Ata flitet se i kanë ofruar Romelu Lukakut, duke rreth 9 milionë euro në vit. /Telegrafi/