Telegrafi

Interi në bisedime me Martialin, përfshihet në marrëveshjen për Perisicin?

Interi besohet se ka kërkuar që Anthony Martial të përfshihet në marrëveshjen me Manchester United për Ivan Perisicin.

Sipas Sky Sport, Interi ka qenë në kontakt me kampin e Martialit, në një tentim për ta sjellë atë në klub sa më shpejt që është e mundur.

Mediumi më i besueshëm italian raporton se sulmuesi ka shfaqur interesim për të bartur fanellën e Interit, por Djajtë e Kuq po refuzojnë ta shesin atë.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Interit

Interi nga ana tjetër ka kërkuar 45 milionë euro dhe shërbimet e Martialit, një kërkesë që nuk është pranuar nga Djajtë e Kuq.

Martial është bërë adoleshenti më i shtrenjt në botë kur ju bashkua Unitedit nga Monaco në vitni 2015 – megjithatë 22 vjeçari ka vuajtur për minutazh dhe gola në sezonet e fundit. /Telegrafi/