Interi ka gjetur golin e parë në ndeshje ndaj Sampdorias.
Është mbrojtësi italian, Danilo D’Ambrosio, i cili ka kaluar skuadrën e tij në epërsi 1-0.
D’Ambrosio ka shënuar një gol të bukur nga afërsia pas asistimit të Ever Banegas.
Ky gol u shënua në minutën e 35 të ndeshjes. /Telegrafi/