Site icon Telegrafi

Interi ndryshon strategjinë e transferimeve pas golit të Sensit dhe lëndimit të Correas

Stefano Sensi ishte në prag të kalimit në Sampdoria në formë huazimi deri në fund të sezonit, por goli i tij kundër Empolit dhe dëmtimi i Joaquin Correas mund ta bindë Interin të ndryshojë strategjinë e tyre të transferimit.

Sensi duhet t’i nënshtrohej testeve mjekësore me klubin Blucerchiati sot (e enjte) përpara një huazimi të thjeshtë deri në fund të sezonit.

Edhe trajneri i Italisë, Roberto Mancini, i kishte sugjeruar Sensit të transferohej në ‘Marassi’ për të marrë më shumë kohë lojë përpara ndeshjeve të ‘play-off’ të Kupës së Botës në muajin mars.

Lexo po ashtu Interi po punon në afatin kalimtar: Sensi drejt Samdorias, Vecino mund të përfundojë te Lazio, refuzohet Kurzawa

Ish-lojtari i Sassuolos u inkuadrua në vazhdime në ndeshjen e djeshme të Kupës së Italisë kundër Empolit dhe shënoi golin e fitores, duke ndihmuar Nerazzurrët të kualifikohen në çerekfinale.

Joaquin Correa filloi lojën, por pësoi një lëndim në pjesën e parë dhe u largua nga fusha në lot pas vetëm pesë minutave.

 

Sipas Sky Sport Italia, goli i Sensit dhe çështja e Correas mund të bindin Interin të ndryshojë planet e tij dhe të mbajë mesfushorin italian.

Correa do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në orët në vijim dhe sipas raportit, Sensi nuk do të lejohet të transferohet në Sampdoria deri të shtunën, por ka mundësi që marrëveshja të mos finalizohet fare. /Telegrafi/

Exit mobile version