Interi është ndalur në udhëtim te Sampdoria pasi është mposhtur me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së 16-të në Serie A.
Ekipi i Antonio Contes nuk ka arritur rezultat pozitiv pas tetë fitoreve radhazi në kampionat, pasi janë mposhtur nga Sampdoria.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, por vendasit ishin më konkret duke shënuar dy gola.
Interi kishte mundësi të artë për të kaluar në epërsi në minutën e 12-të, por penalltia e Alexis Sanchez u prit nga portieri Audero dhe nga topi i kthyer Ashley Young goditi shtyllën.
Pas këtij goli, Sampdoria u tregua më e ‘ashpër’ duke provuar më shumë dhe në minutën e 23-të shënoi me anë të Antonio Candrevas nga penalltia për 1-0, ndërsa Keita Balde (38’) shënoi për 2-0.
⏸ | HALF TIME
What a half! One penalty saved by #Audero, one scored by #Candreva and then a fine #Balde finish after some #Damsgaard magic. We lead by two!#SampInter 2⃣-0⃣#SerieATIM#FORZADORIA 🔵⚪🔴⚫⚪🔵 pic.twitter.com/iTT0PZHA8J
— Sampdoria English (@sampdoria_en) January 6, 2021
Në pjesën e dytë, Nerazzurrët ishin dukshëm skuadër më e mirë dhe krijoi shumë deri sa gjeti golin e parë në minutën e 65-të me anë të Stefan de Vrij, i cili shënoi me kokë për 2-1.
Pas këtij goli, Interi vazhdoi me lojë më të mirë dhe më kërkuese me raste, por edhe përkundër disa tentimeve nuk arritën të gjejnë golin dhe në fund u mposhtën 2-1 nga Sampdoria.
The Nerazzurri's winning run comes to an end.#SampdoriaInter 2⃣-1⃣#FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/4sdJO4Sil7
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) January 6, 2021
Pas kësaj humbje, zikaltrit mbesin në pozitën e dytë me 36 pikë apo një më pak se Milani i pari që luan me Juventusin më vonë, ndërsa Samp renditet në vendin e 11-të me 20 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Interi udhëton te Roma, ndërsa Sampdoria luan në udhëtim te Spezia. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1346827243272728578
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1346829610688905216
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1346842017054208001