Telegrafi

Interi ndaj Atalantas me fanella të veçanta

Interi do të luajë në Giuseppe Meazza ndaj Atalantas.

Në rast të humbjes shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve për skuadrën nga Milano do të merrnin fund.

Por, fitorja do ishte e mirëpritur edhe për faktin se do ishte një dhuratë për ditëlindjen e klubit.

Me 9 mars Interi mbushi 109 vjet dhe kështu ndaj Atalantas do të luajë me fanella ku në krahë do të ketë të shkruar vitin ‘Vëllezër të botës’.

Tashmë ky lajmë është zyrtarizuar edhe nga faqja e klubit italian. /Telegrafi/