Telegrafi

Interi, Napoli dhe Roma e duan talentin Bennacer

Ismael Bennacer (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi ka pohuar se Napoli, Roma dhe Interi janë të interesuar të nënshkruajnë me mesfushorin e talentuar Ismael Bennacer.

Corsi ka folur për Radio CRC të hënën, ku ka thënë se tri klubet e mëdha po e kërkojnë Bennacerin, por sipas tij Roma po e udhëheq garën.

“Ai është një lojtar i mirë, vlerësimet bëhen me kalimin e kohës”, ka thënë fillimisht Corsi për Radio CRC.

Bennacer gjatë një ndeshje ndaj Juventusit (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Ai është një djalosh i lindur në vitin 1997 dhe duket tashmë i zhvilluar, pavarësisht se ka potencial të madh. Është në një rrugë të madhe të rritjes, kështu që ne duhet ta lejojmë atë të punojë në paqe”.

“Jemi gjithashtu një klub i shëndetshëm, kështu që ne nuk jemi të detyruar të shesim. Azzurrët [Napoli] është i interesuar, por mbetet për t’u parë”.

“Ai gjithashtu mund të përfundojë te Roma, ku De Rossi na ka treguar tashmë se e njeh djaloshin”.

“Daniele pyeti stafin tim: “ku e gjete një djalosh të fortë si ai?” Pastaj është edhe Interi, të cilët kanë shumë pjesëtarë nga ish-stafi im”, përfundoi presidenti i Empolit. /Telegrafi/