Telegrafi

Interi mund t’ia kërkojë Unitedit francezin Martial për Perisicin

InterI sot tregoi se e ka vendosur çmimin për Ivan Perisicin, ndërsa e ka pyetur Manchester Unitedin se a është i gatshëm ta fus në bisedime Anthony Martialin.

Walter Sabatini në një konferencë për shtyp tha se Perisic mund të shitet, por që duhen 55 milionë euro.

Sipas Sportitalia, Martial mund të jetë pjesë e marrëveshjes.

Lojtari erdhi nga Monaco në vitin 2015 për 60 milionë euro, ndërsa ka një klauzolë prej 80 milionë euro.

Martial mund të futet në marrëveshje nëse vetëm United vendos të ulë çmimin e tij.

Interi e pëlqen edhe Matteo Darmianin. /Telegrafi/