Site icon Telegrafi

Interi mposht Tottenhamin me anë të penalltive në International Champions Cup

Tottenham Hotspur vs Inter (Foto: Inter FC/Twitter)

Interi e ka mposhtur Tottenham Hotspurin në kuadër të International Champions Cup me anë të penalltive.

Nerazzurë fituan 4-3 me anë të 11 metërshave ndaj Spurs, derisa koha e rregullt përfundoi 1-1.

Të dyja golat e përballjes u shënuan në pjesën e parë, derisa skuadra nga Liga Premier ishte ajo e para që kaloi në epërsi.

https://www.youtube.com/watch?v=TM2ONC-IfZM

Braziliani Lucas shënoi golin e parë të takimit në minutën e 3-të, pas asistimit që pranoi nga Erik Lamela.

Por, Interi arriti të këndellje shpejtë nga ky gol i pranuar në minutat e parë të ndeshjes, për t’i barazuar shifrat me pas me anë të Stefano Sensit (36’), që u shërbye mjaftë mirë nga Sebastiano Esposito.

https://www.youtube.com/watch?v=-ryXoJL1r0g

Hugo Lloris nuk arriti të tregonte formë të lartë si kolegu kundërshtar, Sami Handanovic, që priti dy nga pesë penalltitë e gjuajtura.

Trofeun e International Champions Cup e ka fituar tashmë Benfica që ka grumbulluar nëntë pikë deri më tani edhe pse mund të shkojë në kuotën e 12 pikëve në rast se e mposht Atletico Madridin në përballjen e fundit të kësaj gare. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ppo_SGDJA9U

Exit mobile version