Interi ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-0 ndaj Romës në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.
Edin Dzeko gjeti golin që në start për të kaluar në epërsi Interi për 1-0.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1491142083885015040
Në minutën e 6-të ishte sërish Interi që rrezikoi me Nico Barellan që goditi shtyllën.
Minutat e mbetur të kësaj pjesëlojë edhe pse sollën emocion, nuk sollën raste.
Edhe pjesa e dytë nisi njëjtë, shumë e luftuar, por rasti i parë erdhi në minutën e 68-të.
Ishte Alexis Sanchez që shënoi një super gol me një goditje të bukur nga 20 metra.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1491163831007330304
Edhe pse skuadrat tentuan për më shumë nuk arritën të prodhonin diçka për tu veçuar.
Me këtë fitore Interi kalon nga gjysmëfinale, ku pret fituesin nga ndeshja Milan – Lazio. /Telegrafi/