Site icon Telegrafi

Interi fiton me rikthim ndaj PSG-së në miqësoren e luksit

Interi ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Paris Saint-Germain në një miqësore të zhvilluar gjatë ditës së sotme (e martë).

Klubi italian dhe ai francez janë tash e disa ditë në përgatitje para-sezonale në Japoni, ku kanë zhvilluar edhe disa ndeshjes.

Njëra nga to ishte edhe kjo e sotmja e zhvilluar mes tyre në “Neë National Stadium” të Tokios, të cilën e fituan Nerazzurrët.

Megjithatë, fitorja e Interit erdhi vetëm me rikthim dhe në minutat e fundit, pasi të parët në epërsi kaluan francezët.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të francezëve, por edhe përkundër rasteve të shumta, portat mbeten të paprekura.

Në pjesën e dytë, u shënuan tri golat e ndeshjes, ku goli i parë erdhi me anë të Vitinha (63’), i cili kaloi PSG-në në epërsi 1-0.

Në minutën e 81-të ishte Sebastiano Esposito, i cili barazoi shifrat për 1-1, ndërsa në minutën e  83-të shënoi Stefano Sensi golin e fitores 2-1. /Telegrafi/

https://twitter.com/samirsynthesis/status/1686345810798129153

Exit mobile version