Sipas medieve italiane, Inter kanë përfunduar gjithçka për mesfushorin e Zenit St. Petersburg, Axel Witsel, ku mungon vetëm edhe zyrtarizimi.
Mesfushori i Zenit Saint Petersburg, Axel Witsel është afër t’i bashkohet Interit pasi ka refuzuar Napolin.
Sipas Gazzetta dello Sport, nerazzurrët i kanë ofruar klubit rus 22 milionë euro, dhe belgu tani është i lirë për të marrë një vendim përfundimtar mbi destinacionin e tij të ardhshëm.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Megjithatë, gjërat do të duhet të presin deri Witsel të kthehet nga pushimet, ku për rastësi është duke i kryer në Sardenjë të Italisë.
Sipas medieve italiane, Interi ka zhvilluar edhe takim me babanë që është edhe agjent i mesfushorit, ku thuhet se kanë arritur marrëveshje, pasi edhe gruaja e Wistel, po e shtynë atë drejt qytetit të modës.
Trajneri Roberto Mancini e konsideron belgun si të përkryer për krah Geoffrey Kondogbia në formacionin e tij 4-2-3-1. /Telegrafi/