Telegrafi

Interi mposht Milanin e Napolin, transferon yllin kroat

Raportet sugjerojnë Inter kanë mposhtur Milanin dhe Napolin në garë për nënshkrimin e të riut, Marko Pjaca.

Mesfushori i Dinamo Zagreb ka tërhequr shumë interes nga skuadrat e Serie A, si dhe klubin e Ligës Premier, Liverpoolin.

Megjithatë, sipas Sportmediaset, Inter kanë marrë një hap vendimtar për të nënshkruar me reprezentuesin kroat, i lehtësuar nga marrëdhëniet e tyre të shkëlqyera me Dinamon e Zagrebit, pas transferimit të Mateo Kovacic dhe Marcelo Brozovic.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Mediaset citon raportet nga Kroacia që testet mjekësore për Pjacan janë vendosur për të hënën, duke sugjeruar se marrëveshja veçse është arritur.

Ky transferim Interit do t’i kushtoj 15 milionë euro, për dallim nga marrëveshja e mëparshme që ishte në 8 milionë, pasi paraqitjet e mira në Euro 2016, i kanë ngritur çmimin yllit kroat. /Telegrafi/