Interi ka arritur ta marr edhe një fitore, duke e mposhtur Lazion në derbin e javës së pestë të Serie A me rezultat 1-0.
Djelmoshat e Antonio Contes kanë vazhduar me seri perfekte, duke marr pesë fitore nga pesë ndeshjet e para në Serie A dhe duke u kthyer si lider në renditje.
Zikaltërit e nisën më mirë takimin, ku kërkonin të vinin sa më parë të goli.
Zhvillohej minuta e 23-të kur një harkim i bukur i Cristiano Biraghit gjeti kokën e Danilo D’Ambrosios që shënoi për 1-0.
https://twitter.com/DontMeHD1/status/1176941133907279872
Pas golit të pranuar Lazio kishte tri raste shumë të mira, por në të tria në vend ishte Samir Handanovic.
Provuan Joachim Correa dy herë dhe Felipe Caicedo, por assesi të gjetët porta.
Pjesa e dytë ishte shumë e mirë, ku të dy skuadrat luajtën futboll të hapur dhe me shumë raste.
Politano, Barella dhe Lukaku kishin raste të mirë për Interin, por Thomas Strakosha ishte në vend.
Në anën tjetër me Immobillen ka mundur ta marr një barazim, por që gjuajtjet e tij nuk qëlluan cakun.
Interi tani ka 15 pikë, ndërsa Lazio ka shtatë pikë pas pesë ndeshjes. /Telegrafi/