Telegrafi

Interi monitoron me kujdes situatën e Dembeles

Mousa Dembele(Photo by Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Mesfushori belg, Mousa Dembele ende vazhdon t’i pëlqej skuadrës italiane, Interit.

Skuadra italiane bëri një qasje për mesfushorin belg në afatin kalimtar të transferimeve të verës.

Por, çmimi i kërkuar prej plot 30 milionë eurosh nga skuadra angleze ishte shumë i lartë për italianët.

Lexo po ashtu Interi futë Joao Marion në marrëveshje për Dembelen

Megjithatë, Nerazzurrët nuk e kanë lënë anash Dembelen dhe vazhdojnë ta monitorojnë situatën e tij.

Sipas mediumit Calciomercato, Interi po monitoron situatën e Dembeles në Tottenham, pasi kontrata e tij po i afrohet skadimit.

Mousa Dembele (Getty Images)

Interesi po rritet për Dembele pasi që kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe skuadra kineze Pekin Guoan është një nga ata që janë gati për t’i bërë atij një ofertë.

Që nga muaji janar mesfushori belg ka drejtë të bisedojë me çfarëdo skuadre dhe të nënshkruaj para-kontratë. /Telegrafi/