Telegrafi

Interi merr vendim për të ardhmen e Nainggolan

Radja Nainggolan ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Interi apo do të shitet përfundimisht.

Mesfushori belg ishte edicionin e fundit i huazuar te Cagliari ku shfaqi formë tejet të mirë.

Megjithatë tani ai është rikthyer në klub ku po stërvitet në urdhrat e trajnerit Antonio Conte.

Trajneri italian ende nuk ka vendosur nëse do ta mbajë për edicionin e ardhshëm në skuadër belgun.

Interi nga ana tjetër ka marrë vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, pasi nuk do ta huazojë më.

Neroazzurët janë duke pritur të vijë ndonjë ofertë për shitjen përfundimtare të lojtarit.

Interesim ka shfaqur Fiorentina dhe Cagliari, por deri më tani asnjëherë skuadër nuk ka dërguar ofertë për blerjen e tij. /Telegrafi/