Site icon Telegrafi

Interi merr një pikë në fund ndaj Milanit

Milani dhe Interi luajtën një ndeshje të bukur në kuadër të javës së 23-të të Serie A, e cila u mbyll baras me rezultat 1-1.

Interi e nisi më mirë takimin, duke shënuan që në start me Federico Di Marcon, por goli iu anulua për pozitë jashtë loje.

Në minutën e 33-të edhe njëherë Interi shënoi me Lautaro Martinez, por sërish gjatë aksionit kishte pozitë jashtë loje.

Milani në dhjetë minuat e fundit u bë i gjallë, duke rrezikuar me Tijani Reijnders dhe Rafael Leaon.

Ishte Reijnders i cili arriti të shënojë pak pa u mbyllur pjesa e parë për 1-0.

Në pjesën e dytë, Interi nisi me sulme, por në dy raste, fati nuk ishte me ta, ku shtylla i ndali.

Marcus Thuram dhe Denzel Dumfries të dy goditën shtyllën, ndërsa në kohën shtesë Interi gjeti golin.

Në minutën e tretë të kohës shtesë, Nicola Zalewski asistoi te Stefan de Vrij, i cili shënoi për 1-1.

Interi me këtë barazim mbetet në vendin e dytë me 51 pikë, ndërsa Milani është i teti me 35 pikë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version