Site icon Telegrafi

Interi merr një fitore komode në shtëpi ndaj Empolit

Inter ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 ndaj Empolit në kuadër të javës së 30-të në Serie A.

‘Nerazzurët’ morën epërsinë në minutën e pestë përmes Federico Dimarcos i cili shënoi në cepin e majtë të portës për rezultatin 1-0.

Interi pati mundësinë për të dyfishuar rezultatin kur në minutën e 19-të Alessandro Bastoni bëri një goditje brenda zonës e cila u ndal nga shtylla e majtë.

Pjesa e dytë u përcoll me një ritëm të ngadaltë të lojës, megjithëse Interi gjeti edhe golin e dytë për të vulosur përfundimisht fitoren në këtë takim.

Alexis Sanchez (81’) shënoi në portën e zbrazët për rezultatin 2-0 pas asistimit nga Denzel Dumfries.

Deri në fund nuk pati më ndonjë rast për tu veçuar dhe Interi mori fitoren e parë pas dy ndeshjesh pa rezultate pozitive në të gjitha garat.

Ata tashmë kanë grumbulluar 79 pikë duke krijuar një distancë të konsiderueshme me Juventusin që gjendet në pozitën e dytë, me 14 pikë më pak pra 65 sosh.

Ndeshjen e ardhshme Interi do ta luajë në udhëtim ndaj Udineses, ndërsa Empoli do të ketë punë në shtëpi me Torinon./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version