Site icon Telegrafi

Interi merr fitoren e parë në grup, nënshtron Sheriffin

(Foto: Twitter/Inter)

Interi i është gëzuar fitores së parë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve duke fituar me rezultat 3-1 kundër Sheriff Tiraspol.

Skuadra moldave ishte befasia e këtij fillimsezoni në garën më të madhe evropiane duke i fituar dy ndeshjet e para në Grupin D, por pësoi në Giuseppe Meazza.

Edin Dzeko ishte i pari që shënoi (37’) pas asistimit nga Arturo Vidal dhe ky ishte goli i parë në gjysmën e parë.

Sheriffi e barazoi rezultatin në fillim të pjesës së dytë (52’) me golin e Sebastien Thill.

(Foto: Twitter/Inter)

Porse reagimi i Arturo Vidal ishte i shpejtë për ta kthyer epërsinë (58’) pas asistimit nga Dzeko, i cili ia ktheu shërbimin për golin e parë.

Golin e sigurisë e realizoi Stefan de Vrij (67’), i cili në këtë realizim u asistua nga Denzel Dumfries (67’).

Pas kësaj fitoreje, Interi ngjitet në kuotën e katër pikëve, dy më pak se liderët Sheriff Tiraspol dhe Real Madrid. /Telegrafi/

https://twitter.com/Bau_Nickk/status/1450547162094391300

https://twitter.com/patopeloteros/status/1450556592584282116

https://twitter.com/Bau_Nickk/status/1450558983262121986

Exit mobile version