Interi ka fituar me rezultat të pastër 3-0 në shtëpi ndaj Sampdorias në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.
Ekipi i Simone Inzaghit ka vazhduar formën e lartë duke marrë edhe fitoren e katërt radhazi dhe duke vazhduar ngjitjen në renditjen tabelore.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Interit, i cili krijoi edhe shumë raste dhe shënoi dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 21-të me anë të Stefan de Vrij, i cili shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Hakan Calhanoglu, ndërsa Nicolo Barella (44’) shënoi për 2-0 pas super asistimit të Alessandro Bastonit.
A great half for the Nerazzurri 👏#ForzaInter #InterSamp 2-0 (HT) pic.twitter.com/jQaXBVIlrn
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) October 29, 2022
Në pjesën e dytë, përsëri Interi ishte skuadër më e mirë, krijoi më shumë, menaxhoi lojën dhe shënoi një gol tjetër të qetësisë dhe rezultatit përfundimtar.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 73-të me anë të Joaquin Correa që shënoi një gol të bukur pas një aksioni individual duke vulosur fitoren me rezultat 3-0.
Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e pestë me 24 pikë, po aq sa kanë edhe Atalanta dhe Lazio në pozitat tre dhe katër, ndërsa Sampdoria zë vendin e 18-të me vetëm gjashtë pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Nerazzurrët udhëtojnë për derbin e Italisë me Juventusin, teksa Sampi e pret Fiorentinën. /Telegrafi/
https://twitter.com/JoueursTR/status/1586434911854288896
https://twitter.com/RSharmzz/status/1586441517933142021
WHAT A GOAL BY JOAQUIN CORREA 😳🔥
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) October 29, 2022